Covid-19, VMRO-DPMNE propozon testim falas për të gjithë qytetarët - Gazeta Express
string(65) "kovid-19-vmro-dpmne-propozon-testim-falas-per-te-gjithe-qytetaret"

Covid-19, VMRO-DPMNE propozon testim falas për të gjithë qytetarët

Ballina

Gazeta Express

01/12/2020 12:53

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së propozon amendament në buxhetin e vitit 2021 për Kovid krizën dhe mes tjerash kërkon testim falas për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 50 auto-ambulanta për nevojat shëndetësore të qytetarëve.

“Në buxhetin e Zaevit dhe Filipçes ka të holla për punësime partiake, për harxhime joproduktive si për shembull mobilje nëpër institucione, por jo edhe për shëndetësinë. Si duket Qeveria edhe gjatë kësaj krize i sheh qytetarët si numra amë, dhe jo si njerëz”, tha Eli Panova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Lexo Edhe:

Ajo i bëri thirrje Qeverisë që të pranoj amendamentet e VMRO-DPMNE-së, sepse siç u shpreh ajo vetëm njerëzit e gjallë mund ta lëvizin ekonominë, ndërsa fokusi i tyre është që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish. (koha.mk)