Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell. Në lugina do të ketë mjegull, si dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -11 deri 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 3 deri 9 gradë Celsius.