Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar 9 premtime të pambajtura të kryeminstrit Edi Rama, sipas kësaj force politike. Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka publikuar këto premtime që nga 300 mijë vendet e punës tek heqja e TVSH-së për ushqimet. “Premtimet që sollën në pushtet Edi Ramën, përballë realitetit të trishtë të shqiptarëve!”, shkroi Gjosha.
Por më pas ka qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka shpërndarë, statusin e Gjoshës.
“Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur. Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre. Është mirë t’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin”, shkruan Kryemadhi.