Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, e cila gjatë ditës do të rritet. Në orët e mëngjesit nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 8 deri në zero, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 17 gradë.
Në Shkup, paradite me paraqitje të mjegullës së dobët, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë.
Të dielën moti do të jetë me vranësira të konsiderueshme dhe do të ketë reshje lokale të shiut, veçanërisht pasdite. Nën ndikimin e masës së ajrit të ftohtë të hënën do të fryjë erë veriore, ndërsa temperatura e ditës do të ulet. Në ditët më pas moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, nga e mërkura me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat nëpër male dhe në disa vende më të larta do të jetë të borës.