Ministrja Bajrami në QKUK pas infektimit me COVID, pas konsultës me mjekë lirohet për trajtim shtëpiak - Gazeta Express
string(101) "ministrja-bajrami-ne-qkuk-pas-infektimit-me-covid-pas-konsultes-me-mjeke-lirohet-per-trajtim-shtepiak"

Ministrja Bajrami në QKUK pas infektimit me COVID, pas konsultës me mjekë lirohet për trajtim shtëpiak

Gazeta Express

19/11/2020 22:00

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e cila para dy ditësh është infektuar me COVID-19, sot ka qenë për konsult në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Express nga QKUK-ja. Bajrami është liruar në mjekim shtëpiak pasi kishte marrë terapinë.

Lexo Edhe:

“QKUK ju konfirmon se ministrja Hykmete Bajrami ka qenë në QKUK ku është konsultuar me mjekët. Pasi ka marrë terapinë, është liruar në mjekim shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Bajrami kishte rezultuar pozitive me COVID-19 para dy ditësh. Për këtë kishte njoftuar vetë ministrja përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar qytetarë, Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja”, kishte shkruar Bajrami./Gazeta Express/