Genta Ismajli nuk di te ndalet, kjo është surpriza e radhës për fansat - Gazeta Express
string(69) "genta-ismajli-nuk-di-te-ndalet-kjo-eshte-surpriza-e-radhes-per-fansat"

Genta Ismajli nuk di te ndalet, kjo është surpriza e radhës për fansat

Gazeta Express

15/10/2020 15:22

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, është njëra ndër këngëtaret më të përfolura të momentit, kjo edhe për shkak lidhjes që ajo ka me biznesmenin e njohur turk, shkruan Gazeta Express.

Genta ka vendosur që këtë vit të mos ndalet, ajo shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm.

Lexo Edhe:

Këngëtarja me origjinë shqiptare po pritet të sjellë një projekt me një artist turk, lajmin e ka bërë të ditur njëra nga mediat turke “Haberler,” që ka bërë të ditur që kënga po ashtu do të jetë në gjuhën turke.

“Do të jetë befasi dhe nuk do e zbuloj emrin tani, por kënga do të jetë në gjuhën turke dhe të gjithë do e këndojnë”, ka thënë Genta, duke e mbajtur sekret emrin e artistit me të cilin do të bashkëpunojë.

Në artikull thuhet se këto ditë këngëtarja do të udhëtojë drejt Turqisë për të finalizuar projektin e saj muzikor.

Kujtojmë se kënga e saj e fundit ishte “Çka me bo” në bashkëpunim me Marselin, e që nga aty nisën komentet e shumta nga fansat e saj turk./Gazeta Express/