Tribunali Special jep detaje për paraqitjen e parë të Hysni Gucatit para Gjykatës - Gazeta Express
string(81) "tribunali-special-jep-detaje-per-paraqitjen-e-pare-te-hysni-gucatit-para-gjykates"

Tribunali Special jep detaje për paraqitjen e parë të Hysni Gucatit para Gjykatës

Gazeta Express

29/09/2020 13:23

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi kanë dhënë detaje për paraqitjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, para Gjykatës, raporton Gazeta Express.

Nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se Gucati do të paraqitet para Gjykatës të enjten, më 1 tetor, në orën 15.

Lexo Edhe:

Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike.

Sot, ndërkaq, para Gjykatës në orën 15:00 para Speciales do të paraqitet nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. /GazetaExpress/