Dëshmitari tregon për momentin e arrestimit të Salih Mustafës: Pjesëtarët e EULEX-it ishin me maska dhe të armatosur rëndë - Gazeta Express
string(121) "deshmitari-tregon-per-momentin-e-arrestimit-te-salih-mustafes-pjesetaret-e-eulex-it-ishin-me-maska-dhe-te-armatosur-rende"

Dëshmitari tregon për momentin e arrestimit të Salih Mustafës: Pjesëtarët e EULEX-it ishin me maska dhe të armatosur rëndë

Gazeta Express

25/09/2020 7:03

Një qytetar ka qenë dëshmitar okular i arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Qytetari ka treguar ato që ka parë, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Lexo Edhe:

Dëshmitari ka treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Dje herët në mëngjes rreth orës 8:30 te shtëpia e zotit Mustafa ka ardhur një konvoj i EULEX-it, të cilët për rreth 15 minuta e kanë marrë Salihun dhe kanë shkuar”, tregon qytetari, përcjell Telegrafi.

Dëshmitari thotë se pjesëtarët e EULEX-it në shtëpinë e Salih Mustafës shkuan të armatosur rëndë.

“Policët kanë qenë të maskuar të pajisur me armatim të rëndë… Kanë përdorur disa xhipa të rëndë që zakonisht EULEX nuk i përdor shpesh dhe nuk del me ta në qytet”, tregon më tej dëshmitari.