Gjatë këtij viti janë shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për lejeqëndrim në Kosovë - Gazeta Express
string(77) "gjate-ketij-viti-jane-shqyrtuar-mbi-4-mije-kerkesa-per-leje-qendrim-ne-kosove"

Gazeta Express

24/09/2020 15:57

Gjatë këtij viti janë shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për lejeqëndrim në Kosovë

Gazeta Express

24/09/2020 15:57

Mbi 4 mijë kërkesa janë shqyrtuar gjatë këtij viti për lejeqëndrim në Kosovë, ka njoftuar Divizioni për Hua, Viza dhe Lejeqëndrim në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar këtë divizion sot që funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e aplikimeve për shtetësi.

Lexo Edhe:

“Gjatë kësaj vizite, ministri Veliu u njoftua me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurua që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim. Gjatë vitit 2019 ky Divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje-qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani, në vitin 2020, ka shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim”, thuhet në komunikatën e MPB-së.