Stuhia e fuqishme godet Italinë, rrugët “zhyten” nën ujë - Gazeta Express
string(53) "stuhia-e-fuqishme-godet-italine-rruget-zhyten-nen-uje"

Stuhia e fuqishme godet Italinë, rrugët “zhyten” nën ujë

Gazeta Express

23/09/2020 22:46

Një stuhi e fuqishme goditi Romën pasditen e sotme duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qytet.

Stuhia ka rrëzuar disa pemë, duke shkaktuar trafik, ndërsa janë ndërprerë edhe disa linja tramvaji.

Lexo Edhe:

Po ashtu është shkëputur energjia elektrike në disa zona, si pasojë e dëmeve në rrjet.

Pamjet e publikuar anë mediat italiane tregojnë nivelin e lartë të ujit si pasojë e shirave të rrëmbyer. 

Autoritete italiane kanë dalë në terren, ndërsa momentalisht nuk flitet për persona të lënduar.