Pakistani i dënon me varje dy persona për zjarrin që la rreth 260 të vdekur më 2012 - Gazeta Express
string(83) "pakistani-i-denon-me-varje-dy-persona-per-zjarrin-qe-la-rreth-260-te-vdekur-me-2012"

Gazeta Express

22/09/2020 13:14

Pakistani i dënon me varje dy persona për zjarrin që la rreth 260 të vdekur më 2012

Gazeta Express

22/09/2020 13:14

Një gjykatë në Karaçi i ka dënuar me vdekje dy burra për zjarrvënie të qëllimshme pasi i shpalli fajtor për ndezjen e zjarrit më vdekjeprurës industrial në Pakistan, ku mbetën të vdekur rreth 260 persona në vitin 2012.

Këto dy persona u shpallën fajtorë për ndezjen e një fabrike të rrobave për shkak se pronarët nuk ua kishin paguar disa të holla të zhvatjes.

Lexo Edhe:

Personat e dënuar u cilësuan si njerëz të lidhur me partinë MQM, që ishte në pushtet në atë kohë, tha gjykata.

Në kohën e incidentit, qindra njerëz ishin ngujuar brenda ndërtesës së fabrikës që nuk kishte dalje të veçantë në rast të shpërthimit të zjarrit.

Shumë punëtorë kishin kërcyer nga katet më të larta, ndëqrsa të tjerët nuk kishin mundur për shkak të grilave të metalta në dritare, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Edhe 24 orë pas shpërthimit të zjarrit, ekipet e kërkim-shpëtimit ende ishin duke nxjerrë trupa të pajetë dhe persona të mbijetuar nga ndërtesa. Për luftimin e flakëve ishin përdorur rreth 40 automjete të zjarrfikësve.