Mesazhi enigmatik i Messit pas largimit të Vidal: “Do të jemi sërish së bashku, sigurt” - Gazeta Express
string(83) "mesazhi-enigmatik-i-messit-pas-largimit-te-vidal-do-te-jemi-serish-se-bashku-sigurt"

Gazeta Express

20/09/2020 23:11

Mesazhi enigmatik i Messit pas largimit të Vidal: “Do të jemi sërish së bashku, sigurt”

Gazeta Express

20/09/2020 23:11

Leo Messi i ka dhënë lamtumirën shokut të dytë më të mirë që kishte te Barcelona pas Luis Suarez – Arturo Vidal.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale, Messi pati vetëm fjalë të mira për Vidalin, që tashmë gjendet në Milano për t’iu bashkuar Interit, zyrtarizimi pritet të ndodhë gjatë ditës së hëne.

Lexo Edhe:

“Të kam njohur vetëm si kundërshtar dhe gjithmonë më je dukur fenomen. Më pas isha me fat që të të njoh më shumë personalisht dhe më befasuat edhe më shumë. Do të na mungosh në dhomat e zhveshjes Vidal. Të uroj gjitha të mirat te klubi i ri. Do të jemi sërish së bashku, sigurt”, shkroi leo.

Një mesazh në fund me shumë pikëpyetje, pasi 33-vjeçari, vazhdon të jetë një ëndërr për Interin. /Gazeta Express/