Bill Gates paralajmëron për një problem më të madh sesa koronavirusi - Gazeta Express
string(70) "bill-gates-paralajmeron-per-nje-problem-me-te-madh-sesa-koronavirusi-2"

Bill Gates paralajmëron për një problem më të madh sesa koronavirusi

Gazeta Express

20/09/2020 21:01

Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, është shprehur se bota po përballet aktualisht me një problem shumë më të madh sesa koronavirusi. Ky problem është ndryshimi klimatik.

“Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është shumë më i rëndë”, tha Gates për “Bloomberg”.

Lexo Edhe:

Sipas tij, problemi mjedisor do të jetë shumë më i madh sesa problemet që ka shkaktuar këtë periudhë Covid-19.

Gates duket pesimist në këtë aspekt: “Shumica e ekonomisë së botës (transport, industri, ndërtim, elektricitet dhe agrikulturë) është burim emetimesh të dëmshme. Për shumë prej tyre nuk ka asnjë zgjidhje”.