Vdes aktori Adem Mikullovci - Gazeta Express
string(30) "vdes-aktori-adem-mikullovci-ge"

Gazeta Express

15/09/2020 4:00

Vdes aktori Adem Mikullovci

Gazeta Express

15/09/2020 4:00

Sot në orët e para të 15 shtatroit ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

Lexo Edhe:

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vdekur në ora 00:20.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë.

Posted by Lumnije Mikullovci on Monday, September 14, 2020