Vuçiq: Do të refuzoj të takohem me Trumpin nëse më kërkojnë ta njohë Kosovën - Gazeta Express
string(76) "vuciq-do-te-refuzoje-te-takohem-me-trumpin-nese-me-kerkojne-ta-njohe-kosoven"

Vuçiq: Do të refuzoj të takohem me Trumpin nëse më kërkojnë ta njohë Kosovën

Gazeta Express

29/08/2020 10:56

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se do të refuzojë të takohet me presidentin amerikan Donald Trump nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë që Serbia të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë teksa ka treguar se ka marrë agjendën zyrtare të takimit në Washington dhe se  në atë agjendë është “një pikë e papranueshme”, shkruan nedeljnik.rs, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nëse do të më ofrohet një takim bilateral me presidentin e SHBA’së unë do të jem presidenti i parë i Serbisë që do të refuzojë”, ka thënë Vuçiq, teksa është pyetur nëse do t’i kërkohet njohja e Kosovës nga Amerika.

 Megjithatë kreu i shtetit serb nuk ka pranuar që të jap më shumë detaje rreth “pikës së papranueshme”.

Tutje Vuçiq ka thënë se do të mbrojë interesin e Serbisë pavarësisht se në çfarë presioni do të gjendet./GazetaExpress/