Agron Shehaj i dhuron dy respiratorë dhe një aparat dialize Sanatoriumit - Gazeta Express
string(72) "agron-shehaj-i-dhuron-dy-respiratore-dhe-nje-aparat-dialize-sanatoriumit"

Gazeta Express

12/08/2020 11:34

Agron Shehaj i dhuron dy respiratorë dhe një aparat dialize Sanatoriumit

Gazeta Express

12/08/2020 11:34


Agron Shehaj i ka dhuruar spitalit Shefqet Ndroqi dy respiratorë të rinj dhe një aparat dialize, për të ndihmuar mjekët në luftën kundër Covid-19.

Pajisjet kanë kushtuar 150 mijë euro, prej të cilave 13 mijë euro kanë qenë dhurime nga qytetarë të tjerë, ndërsa 137 mijë euro janë dhuruar nga Shehaj.

Lexo Edhe:

Lajmin për dorëzimin e aparaturave e bëri publike Dok. Alma Cani, Shefe e Reanimacionit dhe nëndrejtorëshe e spitalit, në një postim në rrjetet sociale:

“Në emër të personalit mjekësor të Spitalit Shefqet Ndroqi dhe drejtorit Dr. Perlat Kapisyzi, dua të falenderoj me mirënjohje të thellë Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize, aparate të reja, fjala më e fundit e teknologjisë.

Covid-19 është një përbindësh që ka ndaluar frymëmarrjen e botës mbarë.

Suporte të tilla janë mëse të domosdoshme, pasi komplikacionet që vijnë nga koronavirusi prekin jo vetëm mushkeërinë, por edhe organe të tjera vitale si veshka, etj. 

Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë.

Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi.”

Në prill kur vendi ishte në karantinë, Agron Shehaj premtoi publikisht se do të dhuronte dy respiratorë në spitalin Shefqet Ndroqi. Ai madje nisi një fushatë publike për mbledhje fondesh pas reagimit pozitiv të qytetarëve ndaj premtimit të tij për të dhuruar respiratorët.

Por pas bisedimeve me stafin mjekësor ata kanë shprehur dëshirën për të pasur dhe një aparat të ri dialize, i cili do të shpëtonte jete dhe kur pandemia e Covid-19 të mbarojë.

Aktualisht në Spitalin Shefqet Ndroqi, bashkë me dy respiratorët e dhuruar nga Shehaj, ka 11 respiratorë, prej të cilëve 4 i ka pasur spitali dhe 5 u blenë më 3 prill nga qeveria për shkak të situatës emergjente.

WhatsApp Image at
WhatsApp Image at