Libani të martën ka njoftuar për ditë rekorde me raste të reja me COVID-19, duke raportuar për më shumë se 300 raste të reja e shtatë të vdekur, në kohën kur shteti po vuan pasojat nga shpërthimi i javës së shkuar në portin e Bejrutit.
Në këtë shtet deri tash janë regjistruar 7121 raste me COVID-19 që nga shkurti. 87 persona kanë humbur betejën me virusin, sipas të dhënave zyrtare.
Edhe para shpërthimit të 4 gushtit në Liban kishte shenja të rritjes së rasteve me infeksion.
Të martën e shkuar mbetën të vdekur së paku 171 persona, e u lënduan më shumë se 6000 të tjerë, ndërsa rreth 300 mijë u zhvendosën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, zhvendosja e popullatës në shifra kaq të larta sjell rrezikun për shpërndarje më të madhe të virusit.