Pirlo: “Për ta fituar Champions Leaguen të duhet një lojtar si Isco” - Gazeta Express
string(65) "pirlo-per-ta-fituar-champions-leaguen-te-duhet-nje-lojtar-si-isco"

Pirlo: “Për ta fituar Champions Leaguen të duhet një lojtar si Isco”

Gazeta Express

10/08/2020 13:44

Në Madrid nuk po luan shumë, nuk vlerësohet sa duhet, por ndoshta ka ardhur koha që Isco të gjejë një klub ku mund të tregojë magjitë e tij.

Juventusi mund të jetë destinacioni i radhës i mesfushorit spanjoll.

Lexo Edhe:

Mediat në Itali kanë kujtuar një frazë interesante të Andrea Pirlos për Iscon vite më parë dhe meqë tani është trajner i “Zonjës së Vjetër”, nuk përjashtohet mundësia që ta marrë atë në Torino.

“Për ta fituar Ligën e Kampionëve të duhet një lojtar si Isco”, kishte thënë vite më parë Pirlo.

Kjo ka shtyrë mediat italiane të spekulojnë që duke parë situatën jo të mirë të Iscos në Madrid, Pirlo do të tentojë ta transferojë te Juve. /Gazeta Express/