Pamje të rënda nga spitalet e Libanit: Njerëzit kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre - Gazeta Express
string(86) "pamje-te-renda-nga-spitalet-e-libanit-njerezit-kerkojne-me-deshperim-te-afermit-e-tyre"

Pamje të rënda nga spitalet e Libanit: Njerëzit kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre

Gazeta Express

05/08/2020 10:20

Situata pas shpërthimit masiv në Portin e Libanit është mjaft e rënduar. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihen njerëz të gjakosur, duke qarë dhe duke u endur në rrugët e Bejrutit gjatë natës. Gjithçka përreth tyre është shkatërruar.

Shpërthimi shkaktoi shtëpi, qendra tregtare, hotele dhe biznese në këtë qytet. Rreth 100 të vdekur janë raportuar deri më tani dhe mbi 4.000 të plagosur.

Lexo Edhe:

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, shpërtheu në lot ndërsa ai vizitoi vendin e shpërthimit. “Bejruti është një qytet i shkatërruar”, u shpreh ai për mediat.

Një video e publikuar nga DailyMail, shihen qindra njerëz në spital të cilët kanë shkuar për t’u kuruar ose për të kërkuar të afërmit e tyre dëshpërimisht.