Testohet zëvendësi i Hotit, rezulton pozitiv me COVID-19 - Gazeta Express
string(55) "testohet-zevendesi-i-hotit-rezulton-pozitiv-me-covid-19"

Gazeta Express

04/08/2020 12:20

Testohet zëvendësi i Hotit, rezulton pozitiv me COVID-19

Gazeta Express

04/08/2020 12:20

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj njofton se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij ka dalë se është i infektuar me koronavirus.

Lexo Edhe:

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selmanaj, përmes një statusi në Facebook, transmeton Gazeta Express.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, ka shkruar Selmanaj.

Ai thotë se do të përpiqet që të gjitha obligimet e punës t’i kryejë nga shtëpia.