BBC transmeton pamje të vajzave duke u puthur në kanalin për fëmijë, vërshojnë ankesat - Gazeta Express
string(85) "bbc-transmeton-pamje-te-vajzave-duke-u-puthur-ne-kanalin-per-femije-vershojne-ankesat"

BBC transmeton pamje të vajzave duke u puthur në kanalin për fëmijë, vërshojnë ankesat

Gazeta Express

02/08/2020 12:31

Transmetuesi publik britanik, BBC, është vërshuar nga më shumë se 100 ankesa pasi në kanalin e vet për fëmijë, CBBC, transmetoi pamje të dy vajzave adoleshente duke u puthur në buzë.

Muajin e kaluar, besohet se mijëra fëmijë e panë skenën në kanalin CBBC, ku dy vajza adoleshente shihen duke u puthur në emisionin “The Next Step”.

Lexo Edhe:

Ky emision ka karakter garues në vallëzim. Gjatë performancës mes shoqeve të quajtura Jude dhe Cleo, që përcillej me një këngë të artistit Shane Harte, u bë e qartë se mes tyre kishte më shumë se miqësi, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse shumë shikues e vlerësuan lart kanalin CBBC për transmetimin e kësaj skene, disa të tjerë nuk ishin të kënaqur me atë që panë.

Merret vesh se më shumë se 100 shikues kanë dërguar ankesa në adresën e transmetuesit publik për këtë transmetim.

Sidoqoftë, televizioni e mbrojti vendimin e vet për transmetimin e kësaj skene, duke thënë se seria e emisioneve mund të reflektojë dhe duhet të reflektojë më shumë për jetën e të rinjve të komunitetit LGBTQ+.

“Kjo është një pjesë e rëndësishme e misionit tonë për t’u siguruar që secili fëmijë të ndihet se është pjesë e shoqërisë, të ndihet i sigurt dhe të dijë se mund të jetë ai që dëshiron të jetë”, thuhet në deklaratë.