Ekspertiza: Anisa Josifi ka vdekur 15 muaj më parë, trupi i ishte ‘mumifikuar’ - Gazeta Express
string(75) "ekspertiza-anisa-josifi-ka-vdekur-15-muaj-me-pare-trupi-i-ishte-mumifikuarr"

Gazeta Express

03/07/2020 11:07

Ekspertiza: Anisa Josifi ka vdekur 15 muaj më parë, trupi i ishte ‘mumifikuar’

Gazeta Express

03/07/2020 11:07

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në një përfundim paraprak në lidhje me vdekjet e Anisa Josifit e nënës së saj Zhanetës.

Rezulton se 30 vjeçarja ka ndërruar jetë rreth 15 muaj më parë. Trupi i vajzës është gjetur i ‘mumifikuar’, pasi nëna dhe e motra e kishin mbuluar me disa çarçafë dhe e kishin lyer me vaj e uthull.

Ndërkohë po sipas ekspertizës mjeko- ligjore, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë disa ditë më parë.

E vetmja që i shpëtoi vetëflijimit ka qenë Blerta Josifi, e cila aktualisht ndodhet në urgjencën psikiatrike./Express