8 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA - Gazeta Express
string(36) "8-vjet-nga-pranimi-i-kosoves-ne-fiba"

Sport

Gazeta Express

13/03/2023 17:39

8 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

Sport

Gazeta Express

13/03/2023 17:39

Data 13 ishte me fat për Kosovën. Ishte data 13 Mars 2015 kur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s.

Vite të tëra angazhim dhe punë u finalizuan me sukses, ndërsa gjenerata të tëra kanë punuar për këtë ditë të veçantë për basketbollin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Më 13 mars 2015, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s me votim unanim pranoi FBK-në në gjirin e saj. Më pas Kosova ishte pranuar edhe në FIBA Evropa.

Basketbollistët/et e Kosovës nga kjo ditë ishin të barabartë me sportistët botëror, duke realizuar ëndrrën shekullore për të garuar në arenën ndërkombëtare. 

Nga pranimi, Kosova me sukses ka organizuar disa ngjarje të rëndësishme evropiane, ndërsa garon me të gjitha grupmoshat në arenën ndërkombëtare, si dhe me Kosovën A, e po ashtu edhe klubet kosovare janë pjesë e garave evropiane.

FBK ka theksuar se do të jetë gjithmonë mirënjohje FIBA-s për pranimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që jep për basketbollin e Kosovës. /Gazeta Express/