8 fëmijë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri - Gazeta Express
string(47) "8-femije-te-prekur-nga-koronavirusi-ne-shqiperi"

8 fëmijë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Gazeta Express

02/04/2020 13:16

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se ne Shqiperi jane testuar 1919 raste të dyshuara per koronavirus dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë.

Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Lexo Edhe:

Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.