48 orë mbajtje për anëtarin e kryesisë së PDK-në në Gjakovë, restorantin e kishte të mbushur me mysafirë - Gazeta Express
string(102) "48-ore-mbajtje-per-anetarin-e-kryesise-se-pdkne-ne-gjakove-restorantin-e-kishte-te-mbushur-me-mysafire"

48 orë mbajtje për anëtarin e kryesisë së PDK-në në Gjakovë, restorantin e kishte të mbushur me mysafirë

Gazeta Express

26/05/2020 12:44

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, njëherësh kryesues i Bordit të Drejtorëve të Postës, Halit Isufin bashkë me vëllanë e tij të cilët kishin lejuar grumbullin e njerëzve në restorantin e tyre në fshatin Shkugëz në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se të dy vëllezërit me urdhër të prokurorit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Lexo Edhe:

“Po, mund t’ua konfirmoj që policia ka arrestuar dy personat në fjalë, pronarë të restorantit në fshatin Shkugëz të Gjakovës për shkak të shkeljes së masave. Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ka qenë një grup i qytetarëve që janë mbledhur në restorant, ndaj tyre Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore”, tha Gjurkaj.