4-vjeçari bllokohet brenda një peme në një park të Anglisë - Gazeta Express
string(58) "4-vjecari-bllokohet-brenda-nje-peme-ne-nje-park-te-anglise"

4-vjeçari bllokohet brenda një peme në një park të Anglisë

Gazeta Express

30/05/2020 14:03

Një djalë katërvjeçar u bllokua brenda një peme në një park të Anglisë, pas udhëtimit të tij të parë që nga lirimi i masave të izolimit nga koronavirusi.

Sipas mediave të huaja, Finley Ibrahim, ishte duke eksploruar pyjet në Eastham Cuntry Park në Merseyside, së bashku me dy vëllezërit e tij, kur u fut në një vrimë peme ndërsa nuk mund të dilte që aty.

Lexo Edhe:

Nëna e tij Lindsey Ibrahim, e cila u ftua për ndihmë, nuk kishte arritur ta tërhiqte djalin e saj nga pema.

Finley stuck in the tree

Meqënse burri i saj Terry Ibrahim, po punonte në shtëpi dhe ishte 10 minuta larg me makinë, Lindsey u detyrua të kërkonte ndihmë nga një burrë që ishte në park me familjen e tij, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ai arriti të vinte në vendin e ngjarjes dhe pas 15 minutave, Finley u tërhoq nga maja e pemës nga babai i tij sikur të ishte një “Spider-Man”.

Finley being pulled out of the tree trunk