4 plumba ndaj policisë, detaje nga plagosja e shumë të kërkuarit në Vlorë - Gazeta Express
string(72) "4-plumba-ndaj-policise-detaje-nga-plagosja-e-shume-te-kerkuarit-ne-vlore"

4 plumba ndaj policisë, detaje nga plagosja e shumë të kërkuarit në Vlorë

Gazeta Express

18/01/2020 22:23

Detaje të reja kanë ardhur për krimin e Xhevahir Jonuzit, i cili hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Jonuzi ka qëlluar në drejtim të policisë katër herë dhe nga ana tjetër, policia i është kundërpërgjigjur me dy plumba, njëri prej tyre e ka goditur në këmbë.

Lexo Edhe:

Pistoleta e sekuestruar ka qenë e tipit TT.

47-vjeçari, Xhevahir Jonuzi, cilësohej si një ndër 8 personat më të rrezikshëm të Vlorës.

Mësohet se ai fshihej në fshatin “Hoshtimë”, Vlorë, në banesën e tij.