36-vjeçari “kapet mat” nga policia, tentoi vjedhjen e një banese - Gazeta Express
string(61) "36-vjecari-kapet-mat-nga-policia-tentoi-vjedhjen-e-nje-banese"

36-vjeçari “kapet mat” nga policia, tentoi vjedhjen e një banese

Gazeta Express

22/01/2020 10:18

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë një tentative për vjedhjen e një banese. Policia bën me dije se 36-vjeçari ka thyer vendimin e gjykatës pasi i ishte caktuar masa e sigurimit persoanal “Arrest shtëpie”. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Shkodër/Informacion

Lexo Edhe:

Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet nga Policia 36-vjeçari.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi T. V., 36 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu, shtetasi T. V. ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 277, datë 16.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.