35 organizata të botës thirrje qeverisë të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje - Gazeta Express
string(79) "35-organizata-te-botes-thirrje-qeverise-te-terheqe-paketen-ligjore-anti-shpifje"

35 organizata të botës thirrje qeverisë të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje

Gazeta Express

14/12/2019 19:31

35 organizata nga vende të ndryshme të botës, 34 prej të cilave janë pjesë e “Solidarity Platform” i bashkohen deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë.

Pjesë e organizatave nënshkruese janë 10 Komitete Helsinki me reputacion të lartë dhe veprimtari të spikatur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe që e kane qendrën e veprimtarisë së tyre në Holandë, Norvegji, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Armeni, Poloni, Greqi, etj.

Lexo Edhe:

Përveç mbështetjes fuqimisht të argumenteve të paraqitura më herët nga organizatat shqiptare të medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Rrjeti Solidarity Platform vendos theksin tek fakti që kjo paketë ligjore nuk përputhjet me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe në mënyrë të veçantë me nevojën për siguri dhe stabilitet, prosperitet të shtetasve të vendeve tona.

35 organizatat vendosin theksin se, në kryesimin e OSBE-së Shqipëria duhet të jetë një model për vendet e tjera që zbatojnë angazhimet në kuadër të OSBE-së, sa i takon respektimit të medias së lirë.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të njiheni me deklaratën bashkëlidhur