200 milionë eurot e qeverisë amerikane për sektorin e energjisë, Osmani pret zëvendëspresidentin e MCC - Gazeta Express
string(101) "200-milione-eurot-e-qeverise-amerikane-per-sektorin-e-energjise-osmani-pret-zevendespresidentin-e-mcc"

200 milionë eurot e qeverisë amerikane për sektorin e energjisë, Osmani pret zëvendëspresidentin e MCC

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 10:20

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim Cameron Alford zëvendëspresident i MCC -një agjenci e qeverisë amerikane.

Takimi vjen në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt – një grant prej mbi 200 milionë euro për sektorin energjetik.

Lexo Edhe:

“Granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë. Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, Zëvendëspresident i MCC”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani tha se si investimi më i madh i qeverisë amerikane në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA./Express/