2 Korriku reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Ulpianës në Favorit - Gazeta Express
string(69) "2-korriku-reagon-ndaj-deklaratave-te-kryetarit-te-ulpianes-ne-favorit"

Futboll

Gazeta Express

15/04/2024 15:26

2 Korriku reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Ulpianës në Favorit

Futboll

Gazeta Express

15/04/2024 15:26

2 Korriku ka dalë sot me reagim ndaj deklaratave të dhëna mbrëmë nga kryetari i Ulpianës, Jeton Gashi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Klubi nga Prishtina i quan trillime akuzat e kryetarit të Upianës, të cilin e këshillon që të merret me rastin dhe vendimet e komisioneve të FFK-së, e jo ta gjejë “fajtorin” tek klubi kryeqytetas, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

2 Korriku e pranon se ka dërguar reagim në FFK në lidhje me ndeshjen mes Ulpianës dhe Vllaznisë, pasi i kishte shprehur dyshimet e veta se kjo ndeshja ka mundësi të jetë kurdisur.

Për momentin, 2 Korriku thotë se këtë situatë ka vendosur ta përcjell vetëm me reagim, ndërsa shton se “nëse vazhdohet me reagime të tilla, do të veprojë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Deklaratat e Jeton Gashit në “Favorit” mund t’i shikoni në linkun më poshtë. /Gazeta Express/