Gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të ligës NBA.
Boston Celtics ka siguruar fazën tjetër të garave në elitën e basketbollit amerikan, pasi mposhti Miami Heat në ndeshjen e pestë dhe me serinë 4:1 kaluan tutje.
Celtics fituan 118:84, në një sfidë ku ishin dominues nga fillimi e deri në fund, duke i fituar të gjithë çerekët e lojës.
Katër basketbollistë u dalluan në fitoren e Bostonit. Me nga 25 pikë më efikasit ishin Jaylen Brown e Derrick White, derisa me 17 kontribut dha Sam Hauser e 16 të tjera Jayson Tatum.
Tek Miami Heat nuk kryen punë 23 pikët e basketbollistit Bam Adebayo.
Në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes, Celtics pret fituesin e serisë Cleveland Cavaliers – Orlando Magic që momentalisht është 3:2.
Të udhëhequr nga Luka Doncic, Dallas Mavericks ka arritur fitore përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 123:93.
Dallasi ishte dominues nga fillimi e deri në fund, duke mos lejuar kundërshtarin për asnjë moment t’ia rrezikojë fitoren.
E në këtë fitore, Doncic ishte i pandalshëm me double-double prej 35 pikëve e 10 asistimeve.
Tash, Mavericks udhëheqin në seri ndaj Clippers 3:2./Gazeta Express/