15 të shoqëruar për atentatin në Vlorë, autorët vrasës me pagesë, të maskuar me kapuça qëlluan nga "BMW-ja" me xhama të zinj - Gazeta Express
string(120) "15-te-shoqeruar-per-atentatin-ne-vlore-autoret-vrases-me-pagese-te-maskuar-me-kapuca-qelluan-nga-bmw-ja-me-xhama-te-zinj"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2022 10:34

15 të shoqëruar për atentatin në Vlorë, autorët vrasës me pagesë, të maskuar me kapuça qëlluan nga “BMW-ja” me xhama të zinj

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2022 10:34

15 persona janë shoqëruar në polici për atentatin e dyfishtë në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja ku mbetën të vdekur 37 vjecari, Shpati Lena dhe 34 vjecari, Hakim Xhezo.

Policia ka marrë në dorë kamerat e sigurisë deri në momentin e daljes në autostrade për të parë lëvizjen e mjetit ku po udhëtonin dy viktimat por edhe të mjetit tjetër BMW të gjetur të djegur çka mund të japë informacion për autorët e krimit. Ndërkohë po ashtu kontrolle nga policia janë kryer gjatë gjithë ditës së djeshme edhe në mbrëmje në banesa të ndryshme. Deri më tani nga policia nuk ka ende gjurmë mbi autorët që dyshohen se mund të jenë vrasës me pagesë. Mësohet se ata ishin të maskuar me kapuça dhe qëlluan me 2 kallashnikovë nga automjeti tip BMW me xhama të zinj që u gjet i djegur në Frakull të Fierit.

Lexo Edhe:

Si ndodhi atentati?

Gjithçka ka qenë e mirëorganizuar. Tre autorët që ishin me një makinë tip BMW i kanë ndjekur të rinjtë që po udhëtonin nga Vlora drejt Fierit. Viktimat po udhëtonin me një Benz. Atentatorët kanë gjetur momentin e duhur pasi viktimat kishin ndërruar makinën e blinduar. Në afërsi të fshatit Panaja rreth orës 10:00 të ditës së djeshme autorët dolën në krah të mjetit makinës me të cilin po udhëtonin shënjestrat. Ndaj tyre u qëlluan rreth 30 plumba kallshnikovi.

Si pasojë e breshërisë së plumbave makina e viktimave ka rënë në kanal. Autorët ia kanë mbathur. Jo shumë minuta pas vrasjes në Çerven të Fierit u gjet duke u djegur mjeti BMW që dyshohet se është e autorëve. Makina e djegur i gjet rreth 25 km nga vend i atentatit dhe ishte e vjedhur dhe me targa italiane të falsifikuara.

2 janë pistat ku është fokusuar policia për vrasjen, ajo e hakmarrjes për shkak të së shkuarës së viktimave dhe ajo e tregëtimit të lëndëve narkotike.

Përfshirja e viktimave në vrasje

Shpati Lena dhe vëllai i Hakim Xhezos, Eduart Xhezo, në vitin 2019 kanë qenë të akuzuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2019, në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër në Vlorë dhe shkak është bërë një konflikt për kalin.

Konflikti ka nisur pasi kali ka kaluar gjatë ditës mes plazhistëve në zonën që administrohej nga Arben dhe Ergest Beqiraj. Babë e bir kanë dhunuar personin që ishte mbi kalë por disa orë më pas, në lokal mbërritën 4 persona, që sipas policisë kanë qenë Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe 2 vëllezër, shkruan Express.

Tentativa për t’u sqaruar dështoi. Breshëri armësh u zbrazën ndaj biznesmenit Arben Beqiraj i cili humbi jetën menjëherë, ndërsa djali i tij dhe një i afërm i tyre mbetën të plagosur. Eduart Xhezo, vëllai i Hakim Xhezos që u vra sot, u konsiderua si autori kryesor i ngjarjes ndaj sot është në burg.

Viktima tjetër Shpati Lena është arrestuar 5 muaj më parë pasi udhëtonte makinë së bashku me 2 persona të tjerë të armatosur. Njëri nga këta ishte Ariel Kingji 21 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim prej Gushtit 2019 si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj. Edhe Shpati Lena u akuzua se e ndihmoi të fshihej Ariel Kingjin. Megjithatë Gjykata e la në masën detyrim paraqitje.

Megjithatë, nuk dihet nëse vrasja e sotme e Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos lidhet me ngjarjen e vitit 2019. Nuk përjashtohet as pista e përplasjes për pazaret e drogës.

/Gazeta Express