141 gola mbi supe dhe sot mbush 16-vjet, gati për të debutuar me Dortmundin - Gazeta Express
string(74) "141-gola-mbi-supe-dhe-sot-mbush-16-vjet-gati-per-te-debutuar-me-dortmundin"

141 gola mbi supe dhe sot mbush 16-vjet, gati për të debutuar me Dortmundin

Gazeta Express

20/11/2020 10:59

Talenti i Borussia Dortmund i cili sot ka mbushur 16 vjet, dhe ka zyrtarisht të drejt të luan për ekipin e parë në Bundesligë.

Youssoufa Moukoko i cili ka statistika të mrekullueshme do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e tij të parë me klubin e Dormtund në Bundesligë në ndeshjen kundër Hertha Berlin, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Moukoko i cili edhe në moshën 13-vjeçare luante në grupmoshat U17, në 56 ndeshje arriti të shënonte gjithsej 90 gola.

Ndërsa si 15-vjeçar në 25 ndeshje të U19, ai shënoi plotë 47 gola, ndërsa ka qenë pjese edhe e UEFA Youth League në shtatë ndeshje arriti të shënonte katër gola.

Pavarësisht moshës se tij të re, ai në 88 ndeshje shënoi gjithsej 141 gola dhe grumbulloi 27 asiste.

16-vjeçari ishte grumbulluar disa herë më klubin e parë në stërvitje dhe i gjithë stafi i ekipit ka qenë i mahnitur me paraqitjen e tij fizike si dhe me aftësitë e tij.

Por, që nuk ka qenë në gjendje të luaj për ekipin e parë për shkak të moshës, ndërsa tani pasi që ka mbushur 16 vjet, Lucien Favre do t’i japë hapësira kohë pas kohe këtë edicion. /Gazeta Express/