136 raste të reja me COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(39) "136-raste-te-reja-me-covid-19-ne-kosove"

136 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gazeta Express

25/08/2020 15:08

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, me metodën RT-PCR dhe në laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK–ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 136 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Lexo Edhe:

Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788.