Në Komisionin e Ligjeve është konstituuar grupi i punës që do të diskutojë ligjet, të cilët kërkojnë 84 vota në Kuvend.
Grupi i punës përbëhet nga anëtarë të mazhorancës dhe opozitës.
Për Partinë Socialiste u ulën në mbledhjen e sotme në këtë grup pune Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri, dhe Toni Gogu.
Ndërsa opozita u përfaqësua nga deputetët Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho.
Grupi i punës është pjesë e dakordësisë së arritur mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të PD-së për dhënien fund të bllokimit të Kuvendit dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.