Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut - Gazeta Express
string(90) "vrasja-ne-peje-reagojne-nga-komuna-gjyljeta-punonte-qe-20-vjet-si-asistente-e-stomatologut"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 10:04

Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 10:04

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka dalë me një reagim pas vrasjes që ndodhi në Pejë, ku Gjyljeta Ukella dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Nga kjo drejtori kanë bërë me dije se e njëjta ka punuar qe dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit  koleg për punën dhe  dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagim.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi për Express.