Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut, policia jep detaje - Gazeta Express
string(72) "vdes-nje-grua-nevendin-e-punes-ne-mitrovicen-e-veriut-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 19:01

Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 19:01

Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut ka vdekur në vendin e saj të punës.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut.

Lexo Edhe:

Ai ka theksuar se vdekja e saj mund të ketë qenë natyrale.

Por, trupoi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 13:15, policia është njoftuar se në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve është një person i shtrirë, pa ndenja. Personi, e cila besohet të jetë punëtore në këtë furrë është dërguar me ndihmë të parë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj”, ka deklaruar Elshani. /Gazeta Express