Valon Zymberi lirohet nga paraburgimi - Gazeta Express
string(37) "valon-zymberi-lirohet-nga-paraburgimi"

Sport

Gazeta Express

26/04/2024 17:03

Valon Zymberi lirohet nga paraburgimi

Sport

Gazeta Express

26/04/2024 17:03

Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar nga paraburgimi.

Ata qëndruan në paraburgim për 48 orë, por tashmë raportohet se janë liruar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sot u mbajt një seancë në Gjykatën Themelore në Gjilan, me ç’rast u mor edhe ky vendim.

Të akuzuarit, përfshirë drejtorin sportiv të Dritës, tani janë të detyruar të paraqiten një herë në javë në stacionin policor në Gjilan.

Ata gjithashtu e kanë të ndaluar t’u afrohen personave të caktuar.

Zymberi dhe anëtarët e tjerë të klubit gjilanas u arrestuan pasi sulmuan fizikisht liderin e tifo-grupit “Intelektualët”.

Ky incident ndodhi të mërkurën, menjëherë pas ndeshjes së Dritës ndaj Prishtinës në Kupën e Kosovës, ku gjilanasit u eliminuan në gjysmëfinale.

/Gazeta Express/