Thethi pa drita! Banorë, pronarë biznesesh e turistë dalin në protestë - Gazeta Express
string(68) "thethi-pa-drita-banore-pronare-biznesesh-e-turiste-dalin-ne-proteste"

Thethi pa drita! Banorë, pronarë biznesesh e turistë dalin në protestë

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2023 12:16

Ditën e sotme banorë, pronarë biznesesh e turistë në Theth dalin në protestë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Operatorët turistikë në Theth thonë se nuk mund t’i mikpresin turistët dhe t’ju shërbejnë atyre, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Edhe vizitorët që rezervojnë për të qëndruar disa ditë largohen nga kjo zonë.

Lexo Edhe:

“Po na duhet me saju nga një ditëlindje çdo natë se s’po dijmë si t’u themi turistëve pse fiken dritat gjatë natës. Tani jemi mësuar, hajde gëzuar ditëlindjen, është e tmerrshme!”

“Vijnë njerëzit për 5 netë dhe ditën e dytë çohen e ikin se thonë ne nuk po rrimë pa drita.”

Sipas pronarëve të bizneseve dëmi është afatgjatë. Turistët e pakënaqur lënë komente negative në platrformat e rezervimit.

“Vetëm klikoni Guest House, komentet ose revieë negative janë për arsye të energjisë elektrike, të rrugës dhe mbeturinave.”

“Këto komente nuk janë thjesht ditore, janë komente që rrinë dy vjet. Nëse një turist sheh që në Theth nuk ka drita, ose drita është aq e dobët sa nuk mund të karikosh telefonin, pra këto komente rrijnë shumë gjatë.

Ankesat i shprehin edhe vetë turistët. Ata thonë se nuk mund të karikojnë dot as celularët.

Kishim vështirësi të karikonim celularët, është për të ardhur keq që shënon kjo situatë në këtë vend të mrekullueshëm.

Pronarët e bizneseve ankohen se kanë edhe dëm ekonomik. Edhe në periudhën që energji elekrtike ka, ajo është e dobët.

“Pajisjet e mia janë shkatërruar dhe gjithë ushqimet kanë shkuar dëm.”

Thethi është një nga zonat më të vizituara nga turistët në veri të vendit. Të apasionuarit  e zgjedhin në dimër për turizmin malor dhe shumë të tjerë në verë për qetësinë dhe freskinë.

/Gazeta Express