Moti i ftohtë edhe gjatë ditës së nesërme, ja sa do të arrijnë temperaturat - Gazeta Express
string(74) "moti-i-ftohte-edhe-gjate-dites-se-neserme-ja-sa-do-te-arrijne-temperaturat"

Moti i ftohtë edhe gjatë ditës së nesërme, ja sa do të arrijnë temperaturat

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 18:17

Gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot kryesisht i vranët e vende-vende me reshje të dobëta bore, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

Lexo Edhe:

Temperaturat do të arrijnë deri në -9, ndërsa do të fryejë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se shiu dhe reshjet e borës ditët e fundit në Kosovë shkatërruan shumë toka bujqësore e shtëpi. Vetëm në Vushtrri mbi 500 familje janë evakuuar pasi uji u fut në shtëpitë e tyre.

Zonat e tjera të prekura nga moti i keq ishin edhe Gjakova, Malisheva, Mitrovica e  Rahoveci. /Express/