I dehuri e rrah gruan, lirohet më pas nga policia - Gazeta Express
string(48) "i-dehuri-e-rrah-gruan-lirohet-me-pas-nga-policia"

I dehuri e rrah gruan, lirohet më pas nga policia

Gazeta Express

21/11/2020 10:57

Një person në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë i njëjti më pas është arrestuar dhe nga prokurori është ndaluar vetëm për 6 orë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas kësaj ai edhe shkaktoi dhunë ndaj gruas së tij, prokurori vendoi që ta lirojë në procedurë të rregullt.

“Prizren, 19.11.2020 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 6 ore, pastaj është liruar në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur tutje në raport.

Rastet e dhunës në familje janë rritur kohëve të fundit.

Bazuar në të dhënat e PK-së këto raste janë rritur muajve të fundit e veçanërisht edhe përgjatë periudhës së pandemisë me Covid-19. /Gazeta Express/