Tahiri për Kurtin: Çfarëdo që të thotë nuk është i besueshëm, më 2019 ka kërkuar uljen e çmimit të energjisë - Gazeta Express
string(106) "tahiri-per-kurtin-cfaredo-qe-te-thote-nuk-eshte-i-besueshem-me-2019-ka-kerkuar-uljen-e-cmimit-te-energjise"

Tahiri për Kurtin: Çfarëdo që të thotë nuk është i besueshëm, më 2019 ka kërkuar uljen e çmimit të energjisë

Lajme

Gazeta Express

19/01/2022 20:59

Kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar konferencën e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot arsyetoi rritjen e çmimeve të rrymës duke thënë se duhet të paguhet rryma e blerë nga jashtë.

Tahiri thotë në emisionin Pressing në T7 se çfarëdo që të thotë Kurti nuk është i besueshëm. Tahiri shton se deklaratat e Kurtit dhe ministres Artane Rizvanolli kanë qenë absurde pasi që ato nuk përkojnë me njëra tjetrën.

Lexo Edhe:

“Arsyetimi është banal. Cfaredo që të thotë nuk është i besueshëm në këtë temë. në fushatën e 2019 ka kërkuar zvogëlimin e çmimit ndërsa në fillim të këtij viti ka qenë i lajmëruar për krizën energjetike, por nuk ka marrë asnjë veprim. Tani kur filloi shumë problemi filloi të bëjë atë që quhet brain-game, duke bërë akuza. E dimë se për cdo investim të mundshëm në energji, Kurti e ka kundërshtuar. Ministrja tha se ZRrE e merr vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ndërsa kryeministri ka thënë se çmimi i energjisë është i shtrenjtë dhe tash emërimin e ZRrE-së e ka bërë shumica dhe politikisht po rritet cmimi i energjisë. Shikoni cfarë paradoksi”, ka thënë ai.

Ai tutje ka folur edhe për rezolutën të cilin e ka paralajmëruar AAK nesër për Kuvend.

“Nesër kërkojmë të votojmë një rezolutë. Në pikën e parë të Rezolutës do të kërkojmë uljen e çmimit. Na thanë ju e mbështet VV-në. Nuk e kemi mbështetur Albinin, por sovranitetin e vendit. Çfarëdo që është e mirë për vendin ne jemi përkrahës. Tash kemi këtë rezolutë që të stopohet kjo rritje enorme e tarifave që është e papërballueshme”, përfundoi ai. /Gazeta Express/