Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës - Gazeta Express
string(48) "shtyhen-ndeshjet-gjysmefinale-ne-kupen-e-kosoves"

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 16:04

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nesër (e mërkurë) ishte e paraparë që të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale; Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka ’23.

Këto ndeshje pritet të zhvillohen në mesin e javës së ardhshme, më 24 prill.

Kujtojmë se Ballkani e kishte fituar përballjen e parë (0:1), kurse Prishtina e Drita ishte mbyllur baras dhe pa gola.

/Gazeta Express/