Shqipëria hap tre Ambasada të reja: Nga Afrika në Azi - Gazeta Express
string(52) "shqiperia-hap-tre-ambasada-te-reja-nga-afrika-ne-azi"

Shqipëria hap tre Ambasada të reja: Nga Afrika në Azi

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2024 18:35

Shqipëria do të ketë së shpejti përfaqësitë e saj diplomatike edhe në Kenia, Indi dhe Indonezi, njofton Ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Hasani u shpreh se në Këshillin e Ministrave u miratua hapja e ambasadave në këto tre shtete nisur nga objektivat strategjike afatmesme dhe afatgjata, të nxitur nga kërkesa e vazhdueshme, për të qenë edhe më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

“Kjo nismë u mor nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke vlerësuar kontributin dhe peshën specifike që çdo vend projekton në arenën ndërkombëtare dhe rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë. Turizmi dhe zgjerimi i hartës së lëvizjeve të shtetasve shqiptarë për qëllime turistike, është një tjetër argument, mbi të cilin MEPJ u mbështet për propozimin e hapjes së 3 përfaqësive të reja”, shkruan Hasani.

Pas vendimit të sotëm, numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 9 misione të përhershme.