Rexhaj i VV-së: Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, do të mundohemi ta zhbëjmë - Gazeta Express
string(92) "rexhaj-i-vv-se-nuk-do-te-kete-asociacion-me-kompetenca-ekzekutive-do-te-mundohemi-ta-zhbejme"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 7:05

Rexhaj i VV-së: Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, do të mundohemi ta zhbëjmë

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 7:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur mbi aktualitetin politik.

Foli për Asociacionin derisa potencoi se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Lexo Edhe:

“Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Do të mundohemi ta zhbëjmë në plotni ose ta ngushtojmë dhe zhbëjmë kompetencën ekzekutive përbrenda saj”, u shpreh Rexhaj.

Rexhaj ka folur edhe për thirrjen e shkuarjes në zgjedhje nga opozita.

“Thirrja për zgjedhje kishte dy elementë. Një opozita thërret për zgjedhje të jashëzakonshme dhe ne i kemi sfiduar. Ju kemi thënë mbledhni nënshkrimet, asnjë prej tyre, përveç PDK-së nuk ka pranuar. Dhe ajo thotë të shkojmë në zgjedhje. Jo jo, ne e duam Qeverinë. Nëse duam zgjedhje, duhet 80 nënshkrime për ta rrëzuar Kuvendin”, u shpreh ai.

Rexhaj ka mirëpritur votimin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare.

“Kosova po avancon”, tha ai. /ATV