PSG dhe Real Madridi synojnë transferimin e yjeve të Interit, klubi ua cakton çmimin - Gazeta Express
string(83) "psg-dhe-real-madridi-synojne-transferimin-e-yjeve-te-interit-klubi-ua-cakton-cmimin"

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 16:33

PSG dhe Real Madridi synojnë transferimin e yjeve të Interit, klubi ua cakton çmimin

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 16:33

Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi raportohet se janë të interesuar për Marcus Thuram dhe Alessandro Bastonin, teksa Interi ua ka caktuar çmimin të dyve.

Sipas “Tuttosport”, klubi italian kërkon së paku 80 milionë euro për secilin prej tyre, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Real Madridi thuhet se është i interesuar për Bastonin, kurse PSG-ja për Thuramin.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi italian, Carlo Ancelotti ka kërkuar të ketë një qendërmbrojtës të ri për sezonin e ardhshëm dhe Bastoni është një nga emrat në listën e “Los Blancos”.

25-vjeçari besohet se është gjithashtu objektiv i Manchester Cityt, por transferimi i Josko Gvardiolit verën e kaluar, mund të shty gjigantin anglez të largohet nga gara për transferimin e italianit.

Alessandro Bastoni ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Në të njëjtën kohë, PSG-ja po monitoron nga afër Thuramin, i cili gjithashtu është nën kontratë me Interin deri në verën e vitit 2028.

Gjiganti francez ishte në bisedime me 26-vjeçarin një vit më parë, para kalimit të tij në “Meazza” verën e kaluar.

Duke marrë parasysh interesimin e klubeve të mëdha për yjet e tyre, “Nerazzurrët” nuk besohet se do të lejojnë largimin e ndonjërit prej tyre për më pak se 80 milionë euro. /Gazeta Express/