“Presidenti i Llapit duhet me shku mi qel dyrt e Federatës me shkelm”, s’ndalet Tahir Batatina: As 50 cent nuk mendoj... - Gazeta Express
string(112) "presidenti-i-llapit-duhet-me-shku-mi-qel-dyrt-e-federates-me-shkelm-sndalet-tahir-batatina-as-50-cent-nuk-mendoj"

“Presidenti i Llapit duhet me shku mi qel dyrt e Federatës me shkelm”, s’ndalet Tahir Batatina: As 50 cent nuk mendoj…

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 13:50

Tahir Batatina e ka shprehur zhgënjimin e tij për ndarjen e drejtësisë në futbollin kosovar, e mbi të gjitha për ekipin e tij, Llapi, për të cilin insiston se po dëmtohet vazhdimisht.

I ftuar në emisionin “Favorit” në T7, ai theksoi se ekipit llapjan iu mohuan 12 pikë në këtë sezon, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Dhe, Batatina thotë se presidenti i Llapit nuk ka faj për atë postim që e kishte bërë në rrjetet sociale, përmes së cilit kërkonte drejtësi dhe jo favore ndaj klubeve të caktuara.

“Presidenti i Llapit duhet me shku mi qel dyrt e Federatës me shkelm”, deklaroi Batatina në “Favorit”.

Ai tutje shtoi se ky ekip synon ta fitojë titullin e kampionit me nder dhe me drejtësi, pa kërkuar favore.

Sipas tij, klubet që kanë vepruar me favore e gjëra të tjera, janë shuar, ndërsa për Llapin siguron se e ka një bazë të fortë dhe një projekt afatgjatë.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/