Meta kërcënon Dumanin: Nuk të mbron dot as KLP, as Zoti dhe as amerikanët - Gazeta Express
string(71) "meta-kercenon-dumanin-nuk-te-mbron-dot-as-klp-as-zoti-dhe-as-amerikanet"

Meta kërcënon Dumanin: Nuk të mbron dot as KLP, as Zoti dhe as amerikanët

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2024 12:30

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë deklarata të forta kundër kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta tha në një konferencë për mediat se Dumanin “nuk e mbron as KLP e as Zoti nëse shkel Kushtetutën”.

Lexo Edhe:

Ai u shpreh se ky nuk ishte një kërcënim , por ndihmë dhe këshillë ndaj Dumnit.

“Ti je aty për të firmosur jo për të bërë zëdhënësin e partive politike. Do sjellësh ti demokracinë në Shqiëpri? Injorant! Të kanë thënë ty amerikanët të më fusësh mua në burg? Nuk nxorrët mend ju palaço? Mua ka dashur legjendari të më fusë në burg në 1992, më ka lënë një vit pa imunitet. O palaço, o Dum Duman! Thirri mendjes, reflekto, thellohu. Nuk të mbron dot as KLP as Zoti nëse shkel Kushtetutën. Ky nuk është kërcënim, kjo është një këshillë,  ndihmë që po të jepet, injorant. Iti hape CEZ-Diaz, me urdhër të Edi Ramës. Ca presim ne, të thuash që kam takuar McGonigal? I ke vajtur 20 herë në burg Kastriot Ismailit dhe i ke thënë të japë dëshmi kundër Ilir Metës. Ilir Meta në atë vit ka qenë ministër i Jashtëm. Ti merresh me ato punë se nuk ke takat të arrestosh Erion Velinë. Ti nuk ke takat se je palaço, të thërrasësh Edi Ramën. Ti je prokuror jo i amerikanëve, je i Engjëll Agaçit dhe mos u fshi pas amerikanëve”, tha Meta.