Merren vendime të reja për të “përfshirët në kurdisje”, dënime njëvjeçare për zyrtarë e futbollistë të Ulpianës dhe Vllaznisë - Gazeta Express
string(122) "merren-vendime-te-reja-per-te-perfshiret-ne-kurdisje-denime-njevjecare-per-zyrtare-e-futbolliste-te-ulpianes-dhe-vllaznise"

Merren vendime të reja për të “përfshirët në kurdisje”, dënime njëvjeçare për zyrtarë e futbollistë të Ulpianës dhe Vllaznisë

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 18:02

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendime të reja lidhur me ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, e cila u konfirmua nga Federata se ka qenë e kurdisur.

FFK-ja publikoi sot vendimet e këtij Komisioni, ku janë të dënuar disa zyrtar e futbollistë, me arsyetimin e “përfshirjes në kurdisje”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zyrtari i klubit të Vllaznisë së Pozheranit, Agon Pira, është dënuar me një vit ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare në klub. Dënim i njëjtë u shqiptua edhe ndaj Meriton Isufit, zyrtarit të Ulpianës.

Me një vit ndalesë loje u dënuan futbollistët e Ulpianës, Samet Rexhepi, Ridon Llugiqi dhe Gentian Emini.

Kujtojmë se Ulpiana dhe Vllaznia u përjashtuan ditë më parë nga Liga e Parë, si shkak i kurdisjes së ndeshjes mes tyre, e cila ishte fituar nga pozheranasit me rezultatin 3:4.

/Gazeta Express/